Komunistët kundër Putin me Ziuganov

05/12/2011 00:00

Pas daljes së rezultateve të para zgjedhore, që nxjerrin Partinë Komuniste ruse të dytën, pas “Rusisë së Bashkuar, të kryeministrit Vladimir Putin, komunistët kanë kërkuar mbështetjen e të gjitha forcave opozitare për të mbështetur kandidatin e saj për kryeministër, Ghennadi Ziuganov.

Sekretari i Përgjithshëm i Komitetit Qendror të Partisë Komuniste, Serghiei Obukhov u kërkoi të gjitha forcave politike të mbështesin Ziuganov, si të vetmin emër që mund t’i kundërvihet kryeministrit aktual Putin.

Megjithatë, edhe nëse do të sigurojë mbështetje të gjërë partiake, edhe nga forcat e tjera politike, Ziuganov ka pak gjasa të zgjidhet kryeministër, pasi “Rusia e Bashkuar” e Putin parashikohet të ketë numrin e nevojshëm për të zgjedhur e vetme kryeministrin e ri të vendit.

Por ajo që “Rusia e Bashkuar” dhe Vladimir Putin bashkë, nuk mundën të sigurojnë, duket se janë mandatet e nevojshme për ndryshimet kushtetuese.

Pas përfundimit të mandatit të dytë si president i Rusisë në vitin 2008, Vladimir Putin ndërmori nismën për ndryshimin e Kushtetutës. Kushtetuta e re i hiqte mjaft kompetenca presidentit duke i transferuar ato tek posti kryeministrit. Këto ndryshime kushtetuese i paraprinë zgjedhjes se Putin në postin e kryeministrit të Rusisë.

Por tashmë, me ambicien për rikthimin në krye të Kremlinit, post të cilin aktualisht e mban krahu i tij i djathtë, Dmitri Medvedev, Putin kërkon të rimarrë edhe njëherë kompetencat e tij. Opozita, analistë vendas dhe organizata ndërkombëtare e kanë kritikuar Putin për përpjekjet dhe nismat e tij për të transferuar kompetencat në atë post ku ai synon.

Top Channel