Java në shpëtim të euros

05/12/2011 20:10

Udhëheqësit e Francës dhe Gjermanisë janë të mendimit se Bashkimit Europian i duhet një traktat i ri për t’i bërë ballë krizës së borxhit në Eurozonë.

Deklarata e presidentit francez, Nicolas Sarkozy dhe Kancelares Gjermane, Angela Merkel, erdhi pas takimit të tyre i pagëzuar si “Merkozi” në Paris, i konsideruar një prelud i samitit të së premtes, thelbësor për të ardhmen e monedhës së përbashkët.

”Preferenca jonë do të ishte për një traktat të 27 antarëve, kësisoj askush të mos ndihej i përjashtuar nga lëvizja franko-gjermane. Por, ne jemi plotësisht të gatshëm për një traktat të 17 antarëve të Eurozones, i hapur për të gjithë vendet që duan të jenë pjesë e bllokut në të ardhmen”, theksoi Sarkozy.

Nga ana e saj, Kancelarja Merkel shtoi: “Mendoj se kjo pakete dëshmon se ne jemi absolutisht të vendosur për të bërë gjithçka që duhet për të mbajtur euron, si monedhë e qëndrueshme dhe si një kontribues i stabilitetit europian”.

Por, pavarësisht takimit, dyshja franko-gjermane nuk arriti të paraqesë nje projekt-plan konkret. Si Merkel ashtu dhe Sarkozi kërkojnë një sistem me më shume disipline për qeverite e vendeve antare të Eurozonës, të cilët dështuan në kontrollin e buxheteve të tyre. Për këtë arsye, Sarkozi flet për një traktat të ri, sepse sistemi e imponon.  

Të merkuren, Sarkozy dhe Merkel do t’i paraqesin propozimet e tyre presidentit te Keshillit Europian, Herman Van Rompuy. Presidenti francez tha se diskutimet duhet te perfundojne ne mars, per te arritur nje zgjidhje te shpejte. Propozimet parashikojne sanksione automatike ndaj çdo vendi qe shkel rregullat per defiçitin publik dhe e tejkalojnë me mbi 3%.

Sa i takon sugjerimit se eurobondet mund te zgjidhin krizen, edhe Sarkozi ndan tani te njejtin mendim me Merkel se ne “asnje rast nuk do te luajne kete rol”. Banka Qendore Europiane e kishte perjashtuar kete ide.

Një nga pikat e mospajtimit eshte kundershtimi qe i Franca i ben Gjermanise, per nje autoritetet europian me te drejte vetoje, i cili do te kontrolloje buxhetet e vendeve anetare te Eurozones, si dhe perfshirjes se Gjykates Penale te Drejtesise per t’I ndeshkuar ata.

Ndersa Gjermania eshte e ngopur me planet e shpetimit dhe kerkon nje sistem më federal të BE-se, Sarkozy eshte perballe presionit te kundershtareve, ne prag te zgjedhjeve presidenciale. Ata e akuzojne se eshte i gatshem t’i dorezoje sovranitetin disa zyrtareve te pazgjedhur te BE-se.

Analistet besojne se pavaresisht se do te duhen muaj per traktatin e ri, tregjet mund te marrin garancite e nevojshme, nese rezultati i samitit te se premtes deshmon qellime te forta dhe te unifikuara.

Top Channel