Irak, sulmi me autobombë, 16 viktima

05/12/2011 16:20

Të paktën 16 persona mbetën të vrarë dhe 31 të tjerë u plagosën, kur një autobombë shpërtheu në qytetin e Hilës, në qendër të Irakut.

Atentati i ndodhur mesditën e së hënës synonte të godiste antarët e komunitetit shiit, pasi mjeti me lëndën shpërthyese ishte vendosur pranë një vendi të shenjtë, në një ditë pelegrinazhi.

Sipas raportimeve të pakonfirmuara, një shpërthim i dytë ka ndodhur në të njëjtin qytet. Ngjarja ndodh gjatë festivalit të Ashures, një ditë ku shiitë përkujtojnë martizimin e Imamit Husein.

Dhuna sektare është ashpërsuar në Irak që prej ndërhyrjes amerikane të vitit 2003. Ekstremistët sunitë dhe shiitë organizojnë shpesh sulme vdekjeprurëse ndaj njëri-tjetrit.

Top Channel