Britani e Madhe, arrestohen 3 pakistanezë

05/12/2011 08:30

Tre pasagjerë pakistanezë të një linje fluturimi të kompanisë ajrore pakistaneze Pakistan International Airlines (PIA) janë arrestuar nga policia britanike në aeroportin londinez të Heathrow.

Arrestimi është bërë gjatë një kontrolli të avionit që sapo kishte mbërritur nga Islamabadi.

Tre personat, mes të cilëve edhe një grua, po mbahen nën vëzhgimin e agjentëve antiterrorizëm të aeroportit dhe bagazhet e tyre janë sekuestruar.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i ministrit të brendshëm pakistanez, Rehman Malik, i cili i ka kërkuar autoriteteve britanike të bëjnë publik sa më parë arsyen e ndalimit të tre bashkëkombasve të tij.

Top Channel