Assange fiton të drejtën e apelit në Britani

05/12/2011 15:55

Themeluesi i “Wikileaks”, Julian Assange, fitoi të drejtën për të apeluar ndaj Gjykatës së Lartë në Britani, e cila vendosi për ekstradimin e tij në Suedi gjatë nëntorit.

Gjykata refuzoi të drejtën për të apeluar drejtëpërsëdrejtë vendimin, por pranoi se “rasti i tij duhet konsideruar si një çështje e një rëndësie të madhe publike”.

Një përcaktim i tillë i jep të drejtë avokatëve mbrojtës t’i kërkojnë Gjykatës së Lartë që të rishikojë vendimin e marrë më parë. Ekspertët bëjnë të qartë se nuk ka asnjë garanci që ekstradimi do të tërhiqet, por ndërkohë, Assange i është dhënë e drejta që të vazhdojë betejën e tij ligjore.

40-vjeçar, shtetasi australian ka ngjallur tërbimin e autoriteteve amerikane, duke publikuar kabllograme të shkëmbimit të informacioneve midis Uashingtonit dhe ambasadave nëpër botë, si dhe informacione të tjera të rezervuara të shtetit, dosje që i ka siguruar në mënyra jo tërësisht të qarta.

Drejtësia suedeze është duke ndjekur Assange për dy akuza përdhunimi, por avokatët e Assange pretendojnë se dërgimi i tij në shtetin nordik do t’i hapte rrugë ekstradimit në SHBA, ku mund të ndiqet për akuza spiunazhi, të cilat parashikojnë edhe dënimin me vdekje.

Top Channel