Gjermani, çaktivizohen dy bomba

04/12/2011 19:40

Ekspertët në qytetin Koblenz të Gjermanisë caktivizuan me sukses dy bomba të Luftës së Dytë Boterore, që u zbuluan në shtratin e lumit Rin.

Bomba më e madhe peshonte 1.8 tonë dhe u lëshua nga Forcat Ajrore mbretërore mes viteve 1943-1945. Ndërsa me e vogla, sipas eksperteve, më e rrezikshmja, peshonte 275 kg dhe është hedhur nga Ushtria Amerikane.

Thuajse gjysma e 45 mijë banorëve të qytetit u shpërngulën, përfshirë pacientët e dy spitaleve, 7 qëndrave të kujdesit për të moshuarit dhe një burgu.

Ky mund të cilesohet si operacioni më i madh i caktivizimit të bombave në Gjermani, prej vitit 1945.

Përvec bombave u gjet edhe një granatë tymuese, për të cilën ekspertët vendosën të bëjnë shpërthimin e kontrolluar. Qindra thasë me rërë ishin vendosur në zonën ku u zbuluan bombat si dhe u vunë në punë pompat për të thithur ujin përreth. Vetëm kur terreni të ishte i thatë do të niste puna për të caktivizuar bombat.

Bomba e Forcave Ajrore Mbretërore në Rin, e zbuluar me 20 Nëntor, kishte kaq shumë eksploziv sa për të shkatërruar një lagje ndërtesash.

Zbulimi i bombave të luftës nuk është dicka e pazakontë në Gjermani, por këto besohet se janë më të mëdhatë e gjetura deri tani. Në Koblenz janë hedhur mbi 250 bomba gjatë viteve 1943-1945.

Top Channel