Kina bazë ushtarake kundër piraterisë

03/12/2011 19:10

Qeveria e Seychelles, vend i vogël ishullor në Oqeanin Indian, ka ftuar Kinën të ndërtojë një bazë ushtarake në arqipelagun e saj për të luftuar praterinë.

Kështu ka deklaruar Ministri i Jashtëm i vendit të vogël, me rreth 84 mijë banorë në total, Jean Paul Adam.

Nga ana tjetër vetë Pekini ka shfaqur interes për ndërtimin e bazës, që përvecse do të luftonte piraterinë, do të fuqizonte ndjeshëm edhe praninë e Kinës në rajon.

Në Oqeanin Indian pirateria mbetet tejet problematike. Aty veprojnë piratët somalezë dhe jo të rralla kanë qenë rastet kur janë marrë peng edhe anije tregtare e turistike perëndimore, madje duke shkaktuar viktima.

Top Channel