Egjipti drejt një shteti islamik?

03/12/2011 18:10

Rezultatet e fundit të zgjedhjeve në Egjipt, treguan forcën e partive islamike, të cilat sipas të gjitha gjasave, do të sigurojnë një shumicë të konsiderueshme mandatesh në parlamentin e parë që do të dalë nga zgjedhjet e para post-Mubarak.

“Vëllazëria Muslimane”, pritet të marrë rreth 50 përqind të preferencave të egjiptianëve, duke lënë pas partinë tjetër islamiste, atë salafite.

Por ndërsa “Vëllazëria Muslimane” ka qendrime liberale si ndaj mënyrës së udhëheqjes dhe ndaj marrëdhënies shtet-fe, salafitët paraqiten më striktë. Ata refuzojnë demokracinë, premtojnë se do të ndalojnë alkoolin dhe do të dënojnë me vdekje të gjithë meshkujt e femrat që shkelin normat e Sheriatit, dhe në këtë pikë kanë refuzuar deri më tani kompromisin.

Në vendin e tretë paraqitet forca sekulare, që refuzon përfshirjen e fesë me shtetin, një koalicion partish të vogla liberale.

Megjithatë, për të arritur deri në marrjen e pushtetit, të gjitha forcat politike kanë për të kaluar edhe dy teste të tjera, praktikisht dy votime të tjera.

Top Channel