Vdes gazetari që raportoi vrasjen e Kennedy-t

26/11/2011 09:20

Vdes në moshën 85-vjecare gazetari i New York Times, Tom Wicker. Ai mbahet mend për mbulimin dhe kronikat e tij në lidhje me vrasjen e presidentit amerikan, John F. Kennedy.

Ai ishte i vetmi reporter i NYT i dërguar më të ndjekur vizitën e presidentit Kennedy në Dallas në vitin 1963, kur edhe u qëllua në kokë.

Pavarësisht  mbulimit të ngjarjes nga ana e televizioneve, shkrimi i gjatë dhe gjakftohtë i Wicker, të nesërmen e vrasjes së Kennedy-t, përshkruar me detaje dhe fakte tronditëse, njohu shumicën e amerikanëve me ngjarjen shokuese.  

Pas këtij shkrimi, jeta dhe karriera e tij në gazetari do të ndryshonte. Nga reporter ai kalon në drejtor të zyrës së Uashingtonit për NYT. Nga shumëkush, madje edhe në ditët e sotme, konsiderohet si një legjëndë e gazetarisë amerikane.

Top Channel