Familja Mbretërore: Gjendja e Leka Zogut, kritike

26/11/2011 00:00

Familja Mbetërore informoi opinionin publik për gjendjen shëndetësore të
Leka Zogut I duke bërë më dije se gjendja shëndetësore e pretendentit
për Fronin Mbretëror është kritike, por më e stabilizuar.

“Ka një frymëmarrje të asistuar dhe është i vetëdijshëm dhe ka komunikuar me princin Leka II . Megjithatë gjendja shëndetësore e tij vazhdon të mbetet kritike”, thuhet e deklaraten e Familjes Mbreterore.

Familja Mbretërore ka falënderuar gjithë ekipin mjekësor për punën e bërë, ndonese ka sqaruar se gjendja eshte kritike nisur edhe nga diagnoza e percaktuar.

Leka Zogu I u shtrua me urgjencë pak kohë më parë në gjendje kritike për jetën, por pak më vonë nisi të përmirësohej. Prej kohësh ka pasur probleme në rrugët e frymëmarjes dhe nga anoreksia e theksuar. Për shkak të gjendjes së tij shëndetësore, prej një kohe të gjatë ai ka shmangur daljet publike, apo intervistat në media, ndërsa përfaqesimin e tij në aktivitete të ndryshme e ka bëre i biri, Princi Leka.

Top Channel