Ego e madhe në trup të vogël! Sigurisht që e kemi fjalën për vogëlushen e re të skenës: Elia Shena!
Si mund të mos i vije re sytë në formë bajame të njërës prej pjesëmarrëseve në Top Girls! Edhe pse doli e dyta nuk mund të thuash që u mbulua nga harresa dhe po të shohësh disa intervista të saj shumë modeste e kupton pse!
E ka marrë me vrull, videoklipe, koncerte, live, festivale, çdo gjë që i del përpara, ndërsa mbrapa qëndrojnë prindërit! Është aq e vogël sa mbase shkelim ndonjë ligj nëse tregojmë moshën, por Elia e ka ndarë mendjen! Le të themi që kur ajo ka lindur po bëheshim gati për luftë, por jo për fajin e saj më shumë se sa për firmat piramidale.
Edhe pse shumë e re, ajo ndjehet e sigurt madje e bindur që xhelozohet nga kolegët që nuk mund të themi se i dashuron nga thellësia e shpirtit! Por, të paktën ka simpati për shokët e shkollës 9-vjeçare që frekuenton!
Ajo ka emrin e mbretëreshës së Hollandës! Ka lindur në Groningen, por zbavit shqiptarët! Beatrix Ramosaj është një nga produktet më të mira të dinastisë Ramosaj-Hadergjonaj, a thua se aty ka ndonjë skarco!
Liceistja e Jordan Misjes mbase shkon në shkollë me atlete, por kur del në skenë nuk mund të mos ta dallosh bukurinë, tipar i ngjashëm i fisit simpatik! Koncerte në Kosovë e Shqipëri, video shumë të nxehta, këto janë “vogëlsirat” me të cilat merret kur nuk ka për të shkuar në shkollë! Një stil krejtësisht i ndryshëm nga motra e madhe Argjentina! Por, jo më pak i pëlqyeshëm! Mos të flasim për teze Albërien që trazon akoma gjakrat! Brunia ende minorene duket se ka para vetes një karrierë të gjatë në një rrugë të shtruar!
Jo më shumë se 2 vite që është bërë e njohur publikisht, ajo ka kënduar gjithmonë! Ajo nuk nxitohet ndërsa sheh nga Akademia e Arteve. Mos të flasim se sa avash e ka marrë çështjen e meshkujve!
Ronela Hajati është një vajzë shumë e ngarkuar këto kohë! Një nga personazhet që ka po aq miq sa dhe armiq po të kemi parasysh një emision radiofonik që ngjan me një kokteil vreri dhe gossip, jo më kot titullohet Helm!
Nga ana tjetër, Ronela Hajati është një nga produktet e reja më simpatike të skenës shqiptare, zë i mirë dhe fizik po aq i mirë si në regjistrin e sipërm ashtu dhe në atë që ngelet!
Singëll prej shumë kohësh ose thjesht e pazbuluar ende lidhja e saj. Sytë me ngjyrë mesa duket shohin vetëm shokë e shoqe! Me gjithë shpresat se ajo ishte e lidhur me Visarin e grupit Skillz, bashkëpunimi ishte vetëm muzikor!
Ronela e dinte që kur ishte 4 vjeç që muzika ishte jeta e saj! Ka provuar çdo spektakël a konkurs televiziv ku kërkohej talent dhe më në fund askush nuk mund ta mohojë që kjo vajzë bën!
Finalen e Top Fest 6 e preku me këngën “Shumë Nice” për të cilën jemi të sigurt që ishte shumë “nice”!
Top Channel