Mali, rrëmbehen 3 evropianë në Timbuktu

25/11/2011 00:00

Një bandë e armatosur grabitësish në Mali ka rrëmbyer tre shtetas evropianë dhe ka vrarë një të katërt në qytetin e Timbuktusë.

Lajmin e bëjnë të ditur mediat ndërkombëtare, të cilat iu referohen burimeve pranë forcave lokale të sigurisë.

Pengjet raportohet se janë nga Holanda, Suedia dhe Britania, ndërsa personi që u qëllua për vdekje teksa i bënte rezistencë bandës ishte nga Gjermania.

Kjo mund të jetë hera e parë që të huajt rrëmbehen në Timbuktu, dikur një qytet i populluar nga turistët. Gjithësesi, një grup i lidhur me Al Kaedën ka sulmuar më parë perëndimorët në rajonet e afërta.

Pas disa rrëmbimeve, Britania e Madhe paralajmëroi qytetarët e saj që të mos udhëtonin më në veri të Malit, përfshirë Timbuktunë.

Ditën e enjte, dy gjeologë francezë u rrëmbyen në mënyrë të ngjashme nga një bandë kriminale në fshatin lindor të Homborit.

Ndërsa personat e sotëm u sulmuan teksa po darkonin në një restorant në sheshin kryesor të qytetit të vjetër.

Grabitësit urdhëruan evropianët që t’i ndiqnin, deklaroi një klient në restorantin

Top Channel