Gjermani, arrestohet neonazisti i lidhur me vrasjet

24/11/2011 15:20

Policia gjermane realizoi të enjten një arrestim të tretë, i lidhur me grupin e neonazistëve, përgjegjës për vrasjen e dhjetë personave, shumica e të cilëve turq.

Antarë të trupave elitare të një njësie anti-terror të policisë vendosën në pranga një 32-vjeçar në qytetin lindor të Potsdamit, ndërsa katër shtëpi u kontrolluan.

I arrestuari dyshohet se furnizonte me materiale luftarake njësinë e neonazistëve. Polikanët janë bashkuar në dënimin e ashpër të vrasjeve të ndodhura në harkun kohor të një dekade dhe kanë kritikuar policinë, për pamundësinë e parandalimit të rrëmbimit dhe ekzekutimit të tetë turqve, një grekeje dhe një policeje, në një sulm tërbimi ndaj të huajve në vend.

Në komunikatën e forcave të rendit mësohet si i arrestuari, Andre E. ka patur kontakte të afërta me antarët e “Organizatës së Fshehur Nacional-Socialiste” dhe besohet se ka qenë ai njeriu që ka filmuar antarët në vitin 2007, në një video ku merrnin përsipër përgjegjësinë për vrasjet.


Dy antarë të grupit u arrestuan
më parë gjatë nëntorit për shkak të vjedhjes së njhë banke, por gjatë hetimit policia zbuloi edhe historinë tronditëse të ekzekutimeve të ndodhua në disa pyje në pesë qytete gjermane. Dy neonazistë të tjerë, pjestarë të grupit, vranë veten pasi u shpallën në kërkim.

Si rrjedhojë e ngjarjeve, Berlini zyrtar ka vendosur të krijojë një regjistër kombëtar me emrat e të gjithë ekstremistëve, i ngjashëm me atë që krijuan amerikanët pas sulmeve të 11 shtatorit të vitit 2001.

Top Channel