Ideja serbe për shpalljen e pavarësisë së veriut të Kosovës është komentuar në Maqedoni nga politikanët dhe analistët shqiptarë.
Nga partia shqiptare në qeverinë e Shkupit, Bashkimi Demokratike për Integrim, thonë se ndarja e Kosovës do të destabilizonte tërë rajonin dhe do të reflektohej në të gjitha territoret shqiptare jashtë kufijve të Shqipërisë.
“Ky cënim i kufijvë ose kjo ide për të kërkuar pavarësi të Kosovës Veriore domosodo do të krijonte destabilizim në tërë rajonin që do të reflektohet pastaj në vendet e ndryshme të rajonit. Në Maqedoni sigurisht do të ketë pasojat e veta të një efekti domino që mund të jenë të paparashikueshme”, thotë Bujar Osmani, zëdhënës i BDI-së.
Analistët në Shkup, vlerësojnë se politika e Prishtinës duhet të harmonizojë qëndrimet me Tiranën për të vepruar bashkarisht ndaj politikës destruktive serbe.
“Serbia në atë pjesë të Kosovës investon për cdo vit nga 500 milion euro të paktën në mënyrë zyrtare. Politika shqiptare duhet të marrë hapa të guximshëm në këto caste historike për shqiptarët se si do të veprojë në Veriun e Kosovës dhe Luginën e Preshevës”, deklaron analisti Ismail Sinani.
Ideja serbe për ndarjen e Kosovës, sipas analistit Ismail Sinani, daton nga shpallja e pavarisë së këtij vendi. Ai është i mendimit se në rast të ndarjes së Veriut, reagimi i parë do të vinte nga shqiptarët e Luginës së Preshëvës që po ashtu do të kërkonin pavarësinë nga Serbia.
Top Channel