Inspektoriati i mjedisit në Shkodër ka gjobitur me 500 mijë lekë një prej firmave që po merrte inerte në shtretërit e lumenjve në Shkoder.
" /> Inspektoriati i mjedisit në Shkodër ka gjobitur me 500 mijë lekë një prej firmave që po merrte inerte në shtretërit e lumenjve në Shkoder.
">

Shfrytëzimi i lumenjve në Shkodër, merren masa

23/11/2011 00:00

Inspektoriati i mjedisit në Shkodër ka gjobitur me 500 mijë lekë një prej firmave që po merrte inerte në shtretërit e lumenjve në Shkoder.

Pak dite më parë Top Channel denoncoi shfrytezimin e jashteligjshem te shtreterve te lumenjve Drin dhe Kir.

Inertet ne shtratin e lumit merreshin ne nje kohe kur ne Shkoder flitet per miliona leke investime per ndertimin e argjinaturave, dhe ne sistemimin e shtreterve te lumenjve per te evituar permbytjet.

Pak jave me pare Ministria e Mjedisit urdheroi ndaljen e shfrytezimit te shtratit te lumenjve
prej dates 1 nentor deri ne muajin prill, por ne te vertete po ndodhe
krejt e kunderta. Nderhyrja ne shtratin e lumenjve ne kete periudhe kur
eshte dhe sezon shirash sjell nje rrezik te madh per Shkodren e cila ka
nje eksperience negative me permbytjet.

Pezullohet gërmimi i lumit Erzen

Pas denoncimeve të njëpasnjëshme, në Top Channel të shkatërrimit të
shtratit të lumit Erzen, firmat e inerteve ne fund te tetorit kanë
pezulluar punën.

Inspektoriati i Mjedisit pak dite me pare
tha se shfrytezimi i lumit eshte bere, vetem permes nje kerkese-leje te
Ministrise se Transporteve drejtuar Ministrise se Mjedisit. Ne kete
kerkese thuhej qarte, se Drejtoria e Rrugeve kerkonte shfrytezimin e
shtratit te lumit Erzen, per mbushjen e segmentit te Unazes se Madhe.
Kerkese qe eshte refuzuar dhe per te cilen duhej te nderhynte
Inspektoriati Ndertimor Urbanistik Kombetar. Por ky i fundit, jo vetem
qe nuk e ka ndalur masakren, por duket se ka lejuar veprimin e firmave
te inerteve mbi bazen e kesaj kerkese te refuzuar.

Per muaj
te tere edhe pse masakra u denoncua ne Top Channel firmat e inerteve
kane shkaktuar nje dem te madh mjedisor. Top Channel ka kerkuar te kete
nje prononcim nga Inspektoriati Ndertimor Urbanistik Kombetar, i cili
mban direkt pergjegjesi per shfrytezimin e lumenjve, kerkese qe ne
menyre te perseritur ka ndeshur ne indiferencen e drejtuesve te
Inspektoriati Ndertimor Urbanistik Kombetar. Inspektoriati i cili mban
përgjegjësinë kryesore për ndalimin e shfrytëzimit të lumenjve në
Shqipëri, nuk ka pranuar të japë asnjë përgjigje për këtë cështje. Zyra e
Shtypit ka deklaruar se në ditët në vijim pritet një reagim nga ky
institucion.

Ekspertet e mjedisit kane sqaruar se shfrytezimi
i shtratit te lumit Erzen ka sjelle nje shkaterrim total te tij,
pasojat e te cilit do te jene te paparashikueshme dhe do te ndihen se
shpejti tek banoret qe jetojne prane ketyre zonave.

Erzeni, ura në prag të shembjes

Gërmimet në shtratin e lumit Erzen janë duke rrezikuar shembjen e një ure, si dhe kanë shkaktuar dëme në disa banesa të zonës.

Banoret e fshatit Grumbllesh e kane te veshire te kalojne uren e zones, e cila eshte ne rrezik shembje.

Banoret tregojne se si pasoje e germimeve pa nderprerje ne shtratin e
lumit, kembet e kesaj ure jane zhvendosur, dhe pusi i ujit ka dale
jashte funksioni. Por demet jane me te medha, pasi sa here ka reshje,
toka ne kufi te lumit peson shembje, duke ju afruar banesave dhe
ndertesat prane jane te rrezikuara nga permbytjet.

Mesohet se
Inspektoret e Mjedisit e kane gjobitur disa here kete firme, por ajo
vazhdon e qete punen. Gjobat nuk mblidhen, pasi edhe Inspektoriati i
Ndertimit nuk ka ndermarre asnjehere asnje veprim.

Top Channel