Në të njëjtën kohë me dialogun Prishtinë-Beograd në ambientet e Këshillit të BE, në Parlamentin Europian, Ulrike Lunacek paraqiti projekt-rezolutën e radhës për Kosovën.

Një prej avokateve më te mira të vendit në Bruksel, përvec thirrjeve për njohjen e Kosovës nga pesë vendet e BE që nuk e kanë bërë ende, nuk heziton të fshikullojë përgjegjësit në vend për zgjedhjet, korrupsionin dhe krimin, lirinë e medias, etj.
 
“I bëj thirrje pesë vendeve të BE-së që nuk e njohin Kosovën që ta bëjnë këtë, si dhe e bëj shumë të qartë se ndarja, pra që veriu i Kosoves t’i hiqet territorit të vendit, nuk është opsion. Në raport shpreh keqardhje që Kosova ka humbur më shumë se një gysëm viti për shkak të zgjedhjeve pjesërisht të manipuluara, për shkak të kohës së gjatë deri kur u formua parlamenti, deri kur u zgjodh presidenti dhe deri kur u formua qeveria. Për këto arsye nuk kemi parë shumë zbatim në fushat që kërkohet. Unë i kërkoj gjithashtu qeverisë së Kosovës që të përparojë në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Të ketë gjyqtarë të pavarur si dhe të sigurohet pavaresia e gjykatësve dhe pavarësia e medias, por edhe të punojë fort në ndërtimin e shoqërisë civile dhe në bashkëpunimin me të”, tha raportuesja e PE për Kosovën, Ulrike Lunacek.
 
Projekt-rezoluta e Lunacek do t’i nënshtrohet amendamenteve të ndryshme dhe diskutimeve në Komitetin e Jashtëm të Parlamentit Europian, para votimit në seancë plenare, në muajin mars.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA