Tymoshenko lejohet të kurohet jashtë burgut

22/11/2011 15:25

Presidenti i Ukrainës, Viktor Yanukovych, deklaroi gjatë pasdites së të martës që ish-kryeministria e burgosur, Yulia Tymoshenko, mund të lërë qelinë e saj për t’u trajtuar në një qendër të specializuar, pasi një delegacion ndërkombëtar ngriti shqetësime serioze për shëndetin e 50-vjeçares.

Tymoshenko u ankua disa herë për problemet e saj shëndetësore gjatë procesit që e dënoi me shtatë vjet heqje lirie për abuzim me pushtetin, ndërsa mësohet se ajo vuan edhe nga probleme serioze në shpinë, pas një rrëzimi aksidental të ndodhur në burg në fillim të nëntorit.

Gruaja e parë që ka drejtuar Ukrainën në historinë e saj u dënua nga një gjykatë në Kiev në tetor, në një proces të konsideruar si një sulm politik nga shumë kancelari perëndimore.

Tymoshenko, udhëheqja e Revolucionit Portokalli në Ukrainë, humbi në zgjedhjet presidenciale ndaj Yanukovych, në vitin 2010.

Ukrainë, shqetësim për gjendjen shëndetësore të Tymoshenkos

Të dërguarit ndërkombëtar shprehën ditën e martë shqetësim të thelllë
për gjendjen shëndetësore të ish-Kryeministres së Ukrainas, Yulia
Tymoshenko, e burgosur që prej muajit tetor.

Delegacioni
u lejua të vizitonte gruan e vetme që ka drejtuar Republikën ish-Sovjetike në qelinë e saj gjatë të dielës dhe 50-vjeçarja ishte aq e sëmurë, sa që e kishte të pamundur të ngrihej nga shtrati.

Sipas të dërguarës për të drejtat e njeriut, Nina Karpacheva, ish-kryeministrja ka nevojë për ekzaminime dhe kurime të mënjëhershme, në qëndra të specializuara jashtë burgut.

Tymoshenko u shpall fajtore nga një gjykatë për shpërdorim detyrë, në lidhje me një kontratë gazi të firmosur me shtetin rus. 50-vjeçarja, e cila duhet të qëndrojë në burg gjatë përgatitjes së apelit ndaj dënimit 7-vjeçar, ka hedhur poshtë akuzat dhe e ka cilësuar gjyqin e ngritur kundër saj si të orkestruar nga kryeministri aktual dhe rivali i saj më i madh politik, Viktor Yanukovych.

Burgu i sigurisë së lartë ku qëndron drejtuesja e partisë më të madhe në opozitë informoi se në datën 7 nëntor ajo u rrëzua dhe dëmtoi keqas shpinën. Sipas zyrës së shtypit, aksidenti i shkaktua nga pakujdesia e vetë Tymoshenkos. 50-vjeçarja është ankuar disa herë për probleme me shëndetin gjatë procesin të saj gjyqësor.

Top Channel