Mbrëmjet e Berlusconi-t, shtyhet gjyqi kundër tre personave

22/11/2011 00:00

U hap ditën e hene dhe u shty menjehere per me 20 janar te vitit te
ardhshem seanca e gjyqit kunder Emilio Fede, Lele Mora e Nicole Minetti,
personat qe me sa dihet organizonin mbrëmjet tanime te famshme te
ish-kryeministrit Silvio Berlusconi.

Sipas akuzes keta tre persona thërrisnin vajza te reja per festat pikante te Berlusconit dhe si shpërblim kishin para dhe ecje ne karriere. Kolegji i gjyqtareve te gjykates se Milanos vendosi qe të 32 vajzat qe kane marre pjese ne keto festa ne vilen e Berlusconi-t, te konsiderohen pale e demtuar ne kete proçes, nje drejtim ky i paprecedent nga pikëpamja kulturore. Pra me fjale te tjera sipas gjykatësve vajzave u eshte shkelur liria dhe dinjiteti personal, prandaj duhen pare e konsideruar si viktima te shfrytëzimit te prostitucionit.

Ne njerin rasti madje, lidhur me marokenen Rubi, behet fjale per nje viktime te mitur.Ne salle nuk qe i pranishem asnje prej te akuzuarve. Avokati Niccolò Ghedini, mbojtesi i Silvio Berlusconit deklaroi se teza e gjykatesve eshte shume e guximshme. Ai specifikoi se kjo nuk ka te beje me procesin Rubi kunder ish-kryeministrit sese ne ate rast akuza eshte e ndryshme. Ne fakt ai akuzohet per prostitucion te miture dhe abuzim posti per presionet ndaj organeve te Policise per çlirimin e marokenes e cila ne ate kohe ishte vetem 17 vjeç.

Top Channel