Egjipt, ushtarakët të vendosur: Zgjedhjet do mbahen

22/11/2011 00:00

Marshalli Mohamed Husein Tantaui, kreu i Këshillit Suprem Ushtarak, që po qeveris Egjiptin në këto kohë të vështira, deklaroi mbajtjen e zgjedhjeve parlamentare javën e ardhshme, ashtu sikundër ishte parashikuar.

Në një dalje në televizionin shtetëror egjiptian, Tantaui tha se Këshilli Suprem Ushtarak po bën gjithcka për përshpejtimin e procesit të transferimit të pushtetit në duart e një qeverie civile.

Ai shprehu vendosmërinë për mbajtjen e zgjedhjeve parlamentare, por për ato presidenciale tha se do të jetë korriku i vitit të ardhshëm.

Drejtuesit ushtarakë në Egjipt ranë dakord për formimin e një qeverie të “pajtimit kombëtar”, pas dorëheqjes masiv të kabinetit paraardhës.

Ndërkohë në sheshin Tahrir, i shndërruar në një simbol i qëndresës kombëtare, gjatë revoltave që sollën fundin e regjimit të Mubarakut, protestat kanë hyrë në ditën e katërt. Mbi 30 persona humbën jetën gjatë revoltave të ditëve të fundit.

Një prej të pranishmëve në mbledhjen emergjente, tha në Agjensinë Shtetërore të Lajmeve, “MINA”, se qeveria e re është ngarkuar me “zbatimin e qëllimeve të revolucionit”.

Top Channel