Amanda Knox, leksione artesh marciale

22/11/2011 00:00

Amanda Knox, vajza amerikane që u shfajësua në Apel për vrasjen e shoqes
angleze Meredith Kercher, është futur në një kurs artesh marciale.

Lajmin e bëjnë të ditur mediat britanike, sipas të cilave Amanda po merr leksione të tipit “Krav Maga”, një disiplinë super-e dhunshme, që përdoret nga forcat speciale.

Sipas burimeve, 24-vjecarja ka nisur angazhimin e ri pasi ka marrë një sërë kërcënimesh pasi u lirua nga burgu në Itali.

Ajo po e ndjek kursin e vetëmbrojtjes në qytetin e saj të lindjes, Siatëll, bashkë me të motrën Deanna, 22 vjec.

Që nga lirimi pas disa vitesh burg dhe kthimi në Shtetet e Bashkuara, Amanda po përpiqet t’i kthehet jetës normale, por paparacët asaj nuk i ndahen për asnjë cast.

Ndërkohë, nuk mungojnë edhe zërat kritikë, që sugjerojnë se amerikania është përgjegjëse për vrasjen e Kercher, edhe pse në Apel u shpall e pafajshme.

Mediat britanike i kanë ironizuar leksionet luftarake që 24-vjecarja po merr, duke shkruar “Boxy-Knoxy”, pas etiketës “Foxy-Knoxy” që iu vu pas lirimit nga burgu.

Top Channel