Aksidenti në Tiranë, pranga dy personave

22/11/2011 00:00

Policia e Tiranës ka arrestuar dy drejtuesit e mjeteve, që u përplasën te Rruga e Elbasanit të dielën në mbrëmje.

Njësia e Policisë Rrugore ka arrestuar shtetasit Ledian Ruci, djalin e deputetit socialist Gramoz Ruci, si dhe drejtuesin tjetër Edi Lika 34 vjec.

Mjetet e perplasura të dielën ishin nje makine Mini Cooper me targa italiane që është goditur me forcë nga një BMW X6 me targa greke. Per pasoje ne vendngjarje u regjistruan tre te plagosur, dy vajza dhe nje djale. Nderkohe mengjesin e se henes, nje prej vajzave te plagosura, Brunilda Pinderi 27 vjec nderroi jete ne spital.

Ndërsa drejtuesi mjetit BMW X6, Ledian Ruçi, djali i deputetit Gramoz Ruçi, ka shpëtuar pa dëmtime prej jastëkëve të ajrit që e kanë mbrojtur. Ngjarja e frikshme ka shokuar kalimtarët. Pas përplasjes automjeti BMë X6 me targa greke ka goditur me forcë një kolonë përtej trotuarit duke ndalur kështu futjen e automjetit brenda një lokali ‘Fast Food’ ku ndodheshin shumë persona.Të parët që kanë vrapuar pas të dëmtuarve ishin kalimtarët që kanë njoftuar policinë dhe shërbimin e ambulancës.

Pak minuta më vonë në vendin e ngjarjes ku ndodhej edhe policia kanë mbërritur dy autoambulanca që kanë marrë edhe personat e plagosur. Ata janë shoqëruar për në Spitalin Ushtarak ku po ndiqen nga mjeket.

Top Channel