Papa në Afrikë: Analfabetizmi, plagë e rëndë

19/11/2011 17:05

Analfabetizmi është një plagë e rëndë, e ngjashme me epideminë e SIDA-s, TBC-në dhe malarien dhe përbën një nga pengesat kryesore për zhvillimin.

Kështu ka dekalruar ati i shenjtë Papa Bendikti XVI gjatë vizitës që po zhvillon në kontinentin afrikan.

“Analfabetizmi përbën një nga pengesat kryesore të zhvillimit. Ai është një sëmundje, njësoj si epidemitë. Nuk vret në mënyrë direkte, por kontribuon në mënyrë aktive në margjinalizimin e njerëzve dhe bën të pamundur thirrjen e ndërgjegjes”, ka deklaruar ati i shenjtë.

Të bësh analfabet një individ, ka shpjeguar Benedikti XVI, do të thotë ta bësh atë një anëtar me të drejta të plota të “res publikës”, për ndërtimin e të cilës ai mund të kontribuojë, dhe njëkohësisht të lejosh të krishterin të depërtojë në thesarin e cmuar të Shkrimeve të Shenjta që ushqejnë jetën e besimit.

Gjatë fjalimit të tij, Papa ka shprehur mbështetjen për të gjitha institucionet dhe lëvizjet e Kishës që veprojnë në sektorin shëndetësor dhe në vecanti kundër SIDA-s.

“U kërkoj agjencive ndërkombëtare që t’iu ndihmojnë në bazë të problemeve tuaja dhe në kuadër të shpirtit të bashkëpunimit”, ka thënë Papa.

“Gjithashtu, inkurajoj edhe njëherë institutet dhe programet e studimeve terapeutike dhe farmaceutike”, ka shtuar ati i shenjtë.

Top Channel