NATO-Talebanë, lufta zhvendoset në “Twitter”

19/11/2011 03:51

Pas një dekade lufte të ashpër, NATO dhe Talebanët tani po luftojnë për diçka tjetër: fjalën e fundit.

Lufta zhvnedoset në nj tjetër prizëm dhe bëhet fjalë për rrjetin “Tuiter”.

Prej muajsh tashmë llogaria(@ISAFmedia) e zyrës së shtypit të Forcave të Asistencës së Sigurisë Ndërkombëtare, ISAF, debaton me një tjetër llogari(@Abalkhi) që shtyp mesazhet e talebanëve.

Pas disa replikave çështja ka marrë të tjera dimensione duke u hapur një debat edhe në media.

Dy llogaritë janë provokuar nga rrjeti CNN, por askush nga të dyja palët nuk ka dashur të thotë diçka më tepër për natyrën e ngacmimeve të tyre në rrjetin “Tuiter”.     

Shkëbimet në rrjetet sociale si “Tuiter” janë bërë pjesë e luftës së informacionit në Afganistani.
Ndërkohë NATO për shumë kohë i ka qëndruar idesë se kjo ka qenë një luftë preceptimi dhe duke qenë se publiku amerikan është shumë i ndjeshëm ndaj këtyre provokimeve, në gjykimin e njerëzve nuk ka pasur asnjëherë rëndësi se kush fitoi apo humbi luftën.          

Por duket se pas më tepër se 10 vjetësh luftë në terren, po lind një luftë e re fjalësh “on-line”.  

Top Channel