Bullgari, një vrasje kushton 5 mijë euro

19/11/2011 15:20

Në Bullgari, një vrasës kushton 5 mijë euro, ose pak më shumë. Të porosisësh një vrasje tek një vrasës me pagesë në Sofie kushton 5 mijë deri në 7.500 euro.

Lajmin e ka bërë të ditur shefi i departamentit të vrasjeve në Ministrinë e Brendshme të Bullgarisë, Gheorghi Totkov.

Duke folur për radion lokale “BNR”, zyrtari i lartë ka nënvizuar se që nga fillimi i vitit në kryeqytetin bullgar janë regjistruar plot 17 vrasje të porositura.

Megjithatë, saktëson Totkov, në 15 raste janë arrestuar vrasësit me pagesë si dhe porositësit e tyre.

Bullgaria është prej pak vitesh vend anëtar i Bashkimit Evropian, por krimi i organizuar në vend vazhdon të lulëzojë, edhe pse autoritetet deklarojnë se i kanë shpallur luftë me tolerancë zero.

Gjithashtu, Bullgaria është ura kryesore për kalimin e heroinës nga Afganistani përmes Turqisë dhe përmes saj për në vendet e Evropës perëndimore.

Top Channel