Fondi i KE-së, shpërndahen 83 milionë euro

18/11/2011 00:00

Komiteti i Politikave Strategjike vendosi të shpërndajë rreth 83 milionë
euro të dhëna nga Komisioni Europian në kuadër të fondeve të
para-anëtarësimit.

Kryeministri Sali Berisha vecoi ndërtimin e Pallatit të Drejtësisë, një kompleks godinash që e kryeministri e cilësoi një qytezë të vërtetë, ku do të jenë bashkë godinat e reja të Gjykatës së Tiranës, Gjykatës së Lartë dhe Kushtetuese dhe Prokurorisë së Përgjithshme.

Pallati i Drejtësisë do të ndërtohet në zgjatimin e Bulevardit Zog I, pas stacionit aktual të trenit, zgjatim që Bashkia e Tiranës është zotuar ta përfundojë brenda mandatit të parë të kryebashkiakut Basha. Nga këto 83 milionë euro të Komisionit Europian do të përfitojë edhe “By Pass-i” i Rrogozhinës, nyje e autostardës së ardhshme Fushë-Krujë-Rrogozhinë. Kryeministri foli edhe për pikë të re doganore në Han të Hotit, njësoj si ajo e Muriqanit, që lidhin vendin me Malin e Zi.

“Nga ky fond komunitar do të përfitojë edhe shoqëria civile”, tha kryeministri Berisha në mbledhjen e Komitetit të politikave strategjike.

Top Channel