Di Caprio, ditëlindje bamirësie
18/11/2011 15:15
Leonardo Di Caprio mbushi 37 vjeç para disa ditësh (më 11 nëntor) dhe nuk e festoi ditëlindjen në mënyrë ekstravagante si yjet e tjerë hollivudianë, por organizoi një festë solidare ku u mblodhën fonde për vendet e varfra.
Në këtë festë morën pjesë personazhë të famshëm si Robert De Niro, Benicio del Toro apo Bradley Cooper. Donacionet e këtyre aktorëve, përfshirë edhe vetë Leonardo di Caprion, bënë që të mblidheshin 1.3 milionë dollarë.
Këto para do të përdoren nga fondacioni i protagonistit të ‘Inception’ (që merret me mbrojtjen e faunës dhe për të dërguar ujë të pijshëm në vende të botës së tretë) në disa projekte, kryesisht në Haiti.
Top Channel