Teksas, injeksion vdekjeprurës për 46 vjeçarin

17/11/2011 04:48

Një burrë 46 vjeçar është ekzekutuar me një injeksion vdekjeprurës, mbrëmjen e së mërkurës në Teksas.

Ai ka marrë dënimin maksimal pasi u shpall fajtor për rrëmbimin, përdhunimin dhe vrasjen e një vajze shtatë vjeçare në vitin 1999.

Guadalupe Esparza ishte i dënuari i tretë me vdekje në Shtetet e Bashkuara këtë javë.

Fjalët e tij të fundit kanë qenë për familjen e viktimës, disa anëtarë të së cilës kanë asistuar në momentin e ekzekutimit. “Shpresoj se do të më falni”, tha ai.

Esparza ishte ekzekutimi i 42-të gjatë vitit 2011 në Shtetet e Bashkuara, dhe i 13-ti në Shtetin e Teksasit.

Top Channel