Rama vendos kushte për Kuvendin

17/11/2011 00:00

Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama ka riperseritur apelin ndaj
kryeministrit Sali Berisha dhe ish-aleatit lir Meta, per ate qe ai e quan,
sulm te paprecedent ndaj te zgjedhurve socialiste ne qytetin e Fierit e
te Gjirokastres.

“Në solidaritet të plotë me zgjedhësit tanë në Fier e në Gjirokastër dhe plotësisht i vetëdijshëm për peshën e veçantë morale e politike të deputetëve opozitarë të këtyre dy qarqeve, po edhe për kërcënimin alarmant të procesit të normalizimit të bashkëjetesës politike si shkak i orvatjes për përmbysjen e rezultatit të zgjedhjeve në Këshillat e Qarqeve Fier e Gjirokastër, përsëris apelin tim për Saliun e për Ilir Metën.  Tërhiquni nga veprimet antikushtetuese e antiligjore në këto dy qarqe”, shprehet Rama ne deklaraten e tij.

Prej kohesh PS eshte gjendur perballe presionit te mazhorances, e cila po kerkon te marre nen kontroll qarqet, te cilat te pakten ne fazen fillestare te pas 8 Majit kane qene te dominuara nga opozita. Por hap pas hapi me kalime nga njeri front ne tjetrin, te cilet jane denoncuar edhe nga kreret e PS, demokratet e LSI kane mundur te fitojne terren pavaresisht rezultatit te prodhuar nga procesi i fundit zgjedhor.

Duke iu referuar perplasjeve zoti Rama ftoi kundershtaret e tij te heqin dore nga veprimet antikushtetuese e antiligjore ne keto dy qarqe, e ne te njejten kohe apeli i tij ka shkuar edhe per nderkombetaret. Kryesocialisti, permes deklarates, thekson se trojka e ambasadoreve duhet te nderhyje per te mos lejuar kete grabitje, sipas tij, te re te zgjedhjeve. Per liderin e opozites kjo do te ishte nje tjeter goditje per kushtetueshmerine dhe rendin ligjor, cka mund te cenoje edhe perpjekjet per gjetjen e konsensusit me nje pushtet qe sic thekson zoti Rama ben ligje me dhune e korrupsion.

Ne perfundim kreu i Partise Socialiste ripohon gadishmerine e opozites per te respektuar tre pikat e marreveshjes se arritur me shumicen, por nga krahu tjeter ai shpreh edhe shqetesimin se asnje hap me shume nuk do te ndermerret per ligjet me 3/5 nese mazhoranca nuk do te terhiqet ne sulmin e saj per te grabitur mandatet e PS ne Fier e Gjirokaster.

Top Channel