Propozimi: Grup ekspertësh në reaktorët e Iranit

17/11/2011 15:15

Kreu i Agjensisë Bërthamore të OKB-së (IAEA) kërkoi ditën e enjte dërgimin e një misioni me ekspertë të lartë në Iran, për të qartësuar se çfarë po ndodh me programin nuklear të vendit të madh arab.

Drejtori i Përgjithshëm i institucionit, Yukiya Amano, shtoi se ekzistojnë “informacione të besueshme” se Irani ka kryer aktivitete të përparuara drejt ndërtimit të një bombe.

Sipas tij, besohet se në vend ekzistojnë materiale dhe programe të padeklaruara ndonjëherë, ndërsa shtoi se “është në interesin e Iranit që të pranojë komisionin e ekspertëve, për të hequr dyshimet që ekzistojnë rreth tij”.

Teherani ka pranuar ekzistencën e programeve bërthamore, por duke kënbëngulur që programi është i përqendruar vetëm për arsye paqësore.

Më parë gjatë muajit, Amano informoi se në vend janë gjetur programe kompiuterike dhe dokumente që do i përkasin vetëm zhvillimit të energjisë bërthamore për arsye ushtarake. Si rrjedhojë, presidenti i Izraelit deklaroi se mundësia e një ndërhyrje ushtarake po merrej seriozisht në konsideratë nga Tel Avivi, deklaratë që riktheu Iranin përsëri në qendër të vëmendjes së opinionit botëror.

Top Channel