Obama: Azia, rol kyc për të ardhmen

17/11/2011 09:40

Presidenti amerikan Barack Obama ka deklaruar se rajoni i Azisë së Paqësorit do të luajë një rol kyc në përcaktimin e së ardhmes së botës.

“Shtetet e Bashkuara janë një fuqi paqësore dhe ne jemi këtu për të qendruar”, deklaroi Obama gjatë një fjalimi në Parlamentin australian, duke i ka dërguar një mesazh të pastër Pekinit.

Komentet e tij vijnë pasi Australia ra dakord për të pranuar një task forcë marinsash amerikanë në vitet e ardhshme.

Kina e ka parë me dyshim marrëveshjen, e cila nga shumë analistë shihet si një lëvizje për të vënë nën kontroll rritjen e influencës së Pekinit.

Duke vijuar fjalimin e tij, zoti Obama tha se Shtetet e Bashkuara po e kthejnë vëmendjen e tyre nga rajoni.

“Të mos kemi dyshime, në shekullin 21-të Shtetet e Bashkuara do të jenë tërësisht të angazhuara në Azinë e Paqësorit”, theksoi Obama.

Presidenti tha se duke parë kapacitetet, burimet dhe rritjen ekonomike të rajonit në vitet e fundit, vendet e Azisë së Paqësorit po luajnë një rol të rëndësishëm në rang global.

“Me një fuqi pjesërisht bërthamore dhe pjesërisht humane, Azia do të përcaktojë nëse shekulli i ardhshëm do të shënohet nga konfliktet apo bashkëpunimi, vuajtja apo progresi njerëzor”, u shpreh Obama.

“Si një komb paqësor, Shtetet e Bashkuara do të luajnë një rol më të madh dhe afatgjatë në formimin e këtij rajoni dhe të ardhmen e tij, duke u bazuar në parime solide dhe në partneritetin me vendet aleate e mike”, shtoi Obama.

Top Channel