INSTAT nis anketën pas-Census

17/11/2011 00:00

INSTAT ka nisur në terren anketën pas-Census, e cila do te zgjase 3
jave. Ines Nurja drejtoreshe e INSTAT tha se kjo ankete sherben per te
vleresuar perqindjen e mbulimit te popullsise dhe banesave te Censusit.

Anketa pas Census bazohet ne metoden e mbledhjes se te dhenave nepermjet vizitave ne cdo dere ne nje shembull prej 150 zona numerimi te censusit te shperndara ne te gjithe Shqiperine dhe te perzgjedhura ne menyre rastesore.

Qellimi kesaj ankete tha zonja Nurja eshte edhe  per te vleresuar gabimin ne census e cila jep nje shifer te perafert te gabimit ne mbulim. Drejtoresha e INSTAT deklaroi gjate konferences per shtyp se perfundimet e para te censusit pas skanimit te formulareve do te mesohen ne muajin Dhjetor.

Top Channel