Tiranë, 11 klandestinë afganë të fshehur në trajler

16/11/2011 09:00

11 klandestinë janë kapur në një trajler turk i kontrolluar nga dogana e Tiranës.

Kontrolli është bërë pak minuta para mesnatës. Mjeti ndodhej i parkuar pranë doganës në kryeqytet.

Mjeti ishte nisur nga Turqia duke tranzituar në Greqi, me destinacion Tiranën. Teknika e përdorur për futjen e klandestinëve afganë në maune, siç rezultoi nga kontrolli fizik i mjetit, është prishja e elementëve të sigurisë dhe ribashkimi i saj.

Klandestinët iu dorëzuan autoriteteve policore ndërsa për drejtuesin e mjetit, shtetasin turk Gokhan Coban, u mor masa e ndalimit.  

Top Channel