Qeveritë e teknokratëve në “Top Show”

16/11/2011 01:00

Kriza financiare e vendeve fqinjë dhe rreziku i shtrirjes së saj që kanoset për të prekur Shqipërinë, ishte tema e emisionit “Top Show”, të gazetarit Alban Dudushi.

Paneli i ftuar të martën në mbrëmje përbëhej nga ish-ministri i Jashtëm, Besnik Mustafaj, ish-ministri i Ekonomisë, Anastas Angjeli, ish-ambasadori shqiptar në Athinë, Bashkim Zeneli dhe analisti, Mentor Nazarko.  

Gjatë bisedimit janë shyrtuar masat që kanë marrë vendet fqinjë, të prekura thellësisht nga kriza, si Italia dhe Greqia të cilat, kanë besuar që në postin e kyeministrit të vendit të tyre të ulin teknokratë të njohur, për t’i nxjerrë nga kriza financiare dhe rritja e borxhit.

Në pjesën e tretë është diskutuar edhe për vijat paralele që kanë këto dy shtete fqinjë me vendin tonë dhe masat që duhen marrë për të shmangur shtrirjen e krizës drejt Shqipërisë.     

Top Channel