Jo vetëm Barcelona është e interesuar për mbrojtësin e Milanit, Thiago Silva. Sipas ‘Daily Mail’, Manchester City ka gati një ofertë prej 30 milionë eurosh për brazilianin.
Trajneri i i klubit anglez, Roberto Mancini, dëshiron ta ketë nën urdhrat e tij qendërmbrojtësin, por nuk do të jetë aspak e lehtë për të bindur klubin kuqezi për ta shitur atë që konsiderohet si një nga mbrojtësit më të mirë në qarkullim.
Thiago Silva ka një kontratë deri në vitin 2016 me Milanin dhe Adriano Galliani gjithmonë është shprehur se nuk ka ndërmend të shesë “mbrojtësin më të fortë në botë”.
“Thiago Silva ka një kontratë me ne që i skadon kur të jetë 32 vjeç. Nëse do të na interesojë, mund t’ia zgjasim kontratën deri në moshën 40-vjeçare”, pati deklaruar administratori i deleguar i Milanit verën e kaluar, duke refuzuar ofertën e Barcelonës.
Gjithsesi, pronarit të Manchester City, sheikut Al Mansour, nuk i mungojnë paratë dhe me siguri do të tentojë “rrëmbimin” e 27-vjeçarit.
Top Channel