Jemen, përleshjet, nëntë viktima

11/11/2011 14:35

Të paktën nëntë persona janë raportuar të vdekur në qytetin jemenas të Taizit, pas një përleshje midis mbështetësve opozitarë dhe figurave të opozitës, bënë të ditur të premten mediat ndërkombëtare.

Disa dhjetëra të tjerë janë plagosur, përfshi civilë, lajmëruan burime spitalore. Ngjarja përkoi me vizitën në Jemen të të dërguarit të OKB-së, Jamal Benomar. Misioni i tij është të udhëheqë bisedime të vështira midis autoriteve dhe bashkësisë ndërkombëtare për gjetjen e një kompromisi që do të rikthehente paqen.

Protestat ndaj regjimit 33-vjeçar të presidentit Ali Abdullah Saleh nisën në muajin janar dhe që prej atëherë, disa qindra vetë kanë humbur jetën.

Taizi ndodhet në pjesën jugore të vendit me 24 milion banorë dhe së bashku me qytetin port të Adenit, është shndërruar në vatër të lëvizjeve anti-qeveritare.

Jemeni, vendi më i varfër midis të gjithë shteteve arabe, është përçarë nga një luftë fisnore, lëvizjet separatiste, terrorizmi dhe vështirësitë e theksuara ekonomike.

Top Channel