Çeki, sulm në qendrën e punës, viktima

10/11/2011 00:00

Të paktën tre persona kanë mbetur të vrarë dhe disa dhjetëra të tjerë të plagosur, pasi një njeri i armatosur rëndë hapi zjarr në një qendër pune më Republikën Çeke gjatë të enjtes.

Ngjarja ndodhi në qytetin lindor të Kunovicës, në fabrikat e një kompanie aeronautike, e cila prodhon avionë civilë. Dëshmitarë pamorë deklaruan se vrasësi i paidentifikuar nxorri një mitroloz nga një çantë kur një turmë me njerëz po kalonte dhe nisi të qëllonte pa ndërprerje mbi ta.

Policia arriti të neutralizonte pas disa minutash sulmuesin, duke e qëlluar për vdekje. “Aircraft Industries”, në pronësi të një kompanie ruse, prodhon avionë L-410 në Kunovice, qytet i ndodhur 260 kilometra nga Praga.

Për momentin është ende e paqartë dinamika e plotë e ngjarjes, por duket se policia ka përjashtuar pistën e një sulmi terrorist.

Top Channel