Përmbytjet në Vietnam, 100 viktima

09/11/2011 08:30

Përmbytjet që kanë goditur Vietnamin, më të mëdhatë e 10 viteve të fundit, kanë shkaktuar deri më tani 100 viktima.

Ky bilanc u rëndua pasi shkoi në 17 numri i të vdekurve në provincën Quang Nam, ku shumë fshatra janë bllokuar për shkak të rrëshqitjeve të dheut dhe rreth 25 mijë persona kanë braktisur shtëpitë e tyre.

Përmbytjet kanë prekur më shumë qendrën dhe jugun e vendit.

Mbi 700 është numri i viktimave në Azinë Jug-Lindore shkaktuar nga disa përmbytje që kanë përfshirë Tajlandën, Kamboxhian, Vietnamin, Laosin dhe Filipinet.

Vendi më i prekur mbetet Tajlanda me 315 viktima të regjistruara nga përmbytjet që nga muaji korrik. Shirat kanë prekur miliona të tjerë duke i lënë të pastrehë e duke shkaktuar disa kriza humanitare.

Ndërkohë, në Kamboxhia autoritetet thonë se numri i viktimave shkon ne 247 që nga nisja e sezonit të shirave të rrëmbyeshëm.
 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA