Tunizi, ish-Kryeministri libian do të ekstradohet

08/11/2011 18:25

Gjykata e Apelit në Tunizi ka aprovuar ekstradimin e ish-Kryeministrit të Libisë, al-Baghdadi al-Mahmoudi, u bë e ditur gjatë pasdites së ditës së martë.

“Është një vendim i padrejtë dhe i motivuar politikisht”, deklaroi avokati i tij mbrojtës. Mabrouk Korchid. Kërkesa për ekstradim ishte bërë nga qeverie e re libiane, e udhëhequr momentalisht nga Këshili Kombëar i Tranzicionit.

Mahmoudi kundërshtoi ekstradimin me frikën për sigurinë e tij personale. “Nëse do t’i ndodhë diçka në Libi, sistemi tunizian i drejtësisë do të përgjigjet për këtë”, theksoi Korchid.

Mahmoudi shërbeu në detyrën e Kryeministrit deri pak javë përpara kapjes dhe ekzekutimit të kolonelit Gaddafi. Në shtator, ai u ndalua nga autoritetet tuniziane, pasi kishte kaluar kufirin në mënyrë të paligjshme pranë Tamagzës, një qytet në jugun e vendit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA