“Shpërbërja e Europës, e afërt”

08/11/2011 20:15

Presidenti francez, Nikolas Sarkozy paralajmëroi se rreziku u shpërbërjes së Europës po bëhet gjithnjë e më i afërt.

Gjatë fjalimit në takimin e Partive Popullore Europiane në Marsejë, Sarkozy kërkoi arritjen e shpejtë të një marrëveshje.

“Europa po përballet me një situatë jashtëzakonisht të rrezikshme. Në duhet të arrijmë një marrëveshje e më pas duhet të bëjmë një diagnostikim të ndershëm. Kjo diagnozë është që euro, që duhet të nxiste besimin nuk e bëri këtë. Diagnoza është që Europa që duhet të kishte mbrojtur njerëzit po i shqetëson ata”, deklaroi presidenti francez.

Presidenti francez tha se ekonomive të eurozonës u kanë mbetur pak javë për të vendosur dhe koha po punon kundër tyre.

“Diagnostikimi është se kemi pak javë për të vendosur dhe koha po punon kundër nesh. Nëse nuk biem dakort për këtë, kam frikë se nuk do të biem dakort për asgjë. Kjo është diagnoza; si të dalim nga kjo situatë?, tha Sarkozy.

Kancelarja gjermane, Angela Merkel foli për ndryshime në Kushtetutën europiane. Sipas saj të 27 anëtarët i detyrohen Europës dhe duhet të punojnë bashkë për të tejkaluar krizën e eurozonës dhe për këtë egot dhe interesat kombëtare duhet të lihen mënjanë.

“Ne duhet të ndryshojmë traktetet në atë mënyrë që institucionet e përbashkëta të marrin më shumë përgjegjësi, vecanërisht Komisioni. Ne duhet të mbështesim vendimet e Komisionit më shumë se cka ndodhur në të shkuarën ku vendet anëtare, përfshirë edhe Gjermaninë, sollën dobësimin e rregullave”, tha Merkel.

Ndërsa Sarkozy dhe Merkel flisnin në kongresin e PPE-së, Banka Qendrore Europiane uli normën e interesit në 1 përqind. Presidenti i saj, Mario Draghi u bëri thirrje qeverive europiane të ulin huamarrjen dhe të reformojnë ekonomitë e tyre, por pa përmendur ndonjë mbështetje financiare nga BQE për vendet në vështirësi.

Më herë shefi i Komisionit Europian, Jose Manuel Barroso u bëri thirrje vendeve të eurozonës të bëjnë c’është e mundur për të shpëtuar euron në prag të së premtes që do të zhvillohet në Bruksel.

“Është tejet e rëndësishme të tregojmë që euro nuk zhbëhet”, tha Barroso.

Edhe SHBA kanë interes në suksesin e këtij samiti. Kjo u nënvizua gjatë takimit në Romë mes Sekretarit Amerikan të Thesarit, Timothy Gaitner dhe kryeministrit italian, Mario Monti.

Top Channel