Pas gati nje vit e tete muajsh, nje zyrtar i larte i qeverise shqiptare, e pikerisht numri dy i saj, ministri i Jashtem, Edmond Haxhinasto, do te jete serish ne Beograd.
Ne ndryshim nga marsi i vitit 2010, kur paraardhesi i tij, Ilir Meta do te vizitonte Serbine me motivin zyrtar te perkujtimit te vrasjes se ish-kryeministrit serb, Zoran Xhinxhiç, kjo e Haxhinastos eshte nje pjesemarrje qe ka te beje me Nismen e Europes Qendrore qe kete vit organizohet nen perkujdesjen e qeverise serbe.
Nje samit i posaçem, qe nisi ne daten 4 nentor do te mbledhe ne kryeqytetin e Serbise, drejtues te qeverive te rajonit, te cilet do te diskutojne kryesisht mbi temen e konkurrueshmerise ekonomike.
“Mendimi i ri per ekonomi konkurruese ne vendet e NEQ”, titullohet samiti qe hap nje paranteze per konsultimin e ideve dhe pikepamjeve qe lidhen me sektorin ekonomik. Siç eshte edhe njoftimi zyrtar, ne krye te axhendes se aktivitetit eshte integrimi europian dhe “permiresimi i bashkepunimit dhe konkurrueshmerise ekonomike ne hapesiren e NEQ-it ne kohen e krizes ekonomike”.
Nisur nga ky titullim, rasti shqiptar, sipas shifrave dhe deklaratave zyrtare, ofron nje pervoje unike dhe parimisht duhet te sherbeje si nje pike reference edhe per vendet e tjera. Kjo pasi qeveria aktuale ka bere te njohur publikisht si arritje qe ndihmojne klimen e biznesit, regjistrimin me nje veprim procedural te biznesit, pagesat elektronike te tatimeve dhe taksave, licencimin e shpejte, por edhe taksen e sheshte, e cila, sipas Kryeministrit, ndihmon ne kete drejtim.
Ne nje plan tjeter, Shqiperia me qeverine qe ka ne krye ka shpallur ambicien rajonale per prodhimin e energjise, nje superfuqi rajonale deklaron Kryeministri Sali Berisha, çka perben sa nje sfide, aq edhe nje oferte ne vetvete. Ne kete kuptim, fiton rendesi fakti se ne samit do te jene te pranishem edhe drejtues organizmash nderkombetare si Banka Europiane per Rindertim dhe Zhvillim, Banka Boterore, Nisma Adriatiko-Joniane, Organizata e Bashkepunimit te Detit te Zi, Komisioni Europian qe eshte edhe i ftuar special i perhershem ne aktivitetin e nivelit te larte te NEQ-it.
E gjithe kjo do te shoqerohet ne finale me nje forum biznesi qe organizohet nga Dhoma serbe e Tregtise dhe Industrise, duke i dhene mundesi Shqiperise qe t’i provoje projektet e veta ne nje plan realist dhe tej aspektit populist qe rendom prezantohen ne mjedisin elektoral te brendshem.
Gazeta Shqip
Top Channel