Gjana i bëri gjëmën, Ruli i vuri rulin

07/11/2011 00:00

Prof. Dr. Ago Nezha – Historia e një vendi përjetësohet e lartësohet nëpërmjet veprave të shkruara, muzeve, vendeve historike, heronjve dhe heroinave kombëtare, personaliteteve të shkencës, letërsisë, artit e sportit.

DITËLINDJA E REVISTËS “BUJQËSIA SHQIPTARE”

Mohimi i historisë, arrihet duke i përmbysur gjithë vlerat historiko-kulturore në rrjedhën e kohës, duke krijuar shterpësi e shkretëtirë në kujtesën njerëzore, siç ndodhi në vendin tonë gjatë këtyre 20 vjetëve, nën një demokraci dështake. Shqipëria e fillimshekullit XX ishte një vend feudal, me një bujqësi të prapambetur dhe me një qytetari të pazhvilluar, gjë që i detyroi një grup agronomësh të shkolluar në Perëndim, të inspiruar nga kultura e vendeve ku kishin studiuar, t’i drejtonin një letër qeverisë së kohës që të aprovonin botimin e një organi bujqësor për t’u ardhur në ndihmë agronomëve dhe agrikulturorëve për zhvillimin e bujqësisë shqiptare. “Nevoja për një fletore bujqësie, për një udhëheqës në përparimin e mjeshtërisë bujqësore, na shtyu, shkruanin ata, të hedhim hapin e parë në këtë degë. Në shtetet e tjera, fletoret e bujqësisë kanë marrë përhapje të madhe, si dhe përparimi i atyre shteteve në bujqësi…” Kjo nismë bëri të mundur që më 1 Tetor të vitit 1921, të shohë dritën e botimit Fletorja e parë Bujqësore, e titulluar sipas veprës së Naimit, “Bagëti e Bujqësi”, ku numri i parë u shtyp në “Lythografi Vlora”. Në “gjendjen civile” të kohërave, kjo krijesë ka ndërruar emër si “Bujku”, “Përpjekja Fshatare”, “Për Bujqësinë Socialiste”, “Bujqësia Socialiste”, “Panorama” dhe së fundi “Bujqësia Shqiptare”, emër që e gëzoi deri në vitin 2010, ku u ndërpre botimi i saj, nga ministri Ruli. Ky organ, siç shkruajnë pionierët e parë të bujqësisë, Ago Agai, Mustafa Vila, Kadri Borshi, Shuk Radoja etj., ka luajtur rol transformues në bujqësinë shqiptare dhe në formimin me kulturë bujqësore, të bujkut të atëhershëm dhe brezave të mëvonshëm. Revista “Bujqësia Shqiptare” ka qenë zëdhënëse dhe njëherazi, këshilltari më i afërt i bujkut, specialistit dhe pse jo, edhe shkencëtarëve të bujqësisë, me të rejat e shkencës dhe përvojës së përparuar të vendit.

DITËVDEKJA E REVISTËS BUJQËSORE

Revista “Bujqësia Shqiptare”, më 1 Tetor 2011, mbushi 90-vjetorin, e braktisur dhe e mohuar nga Ministria e Bujqësisë. Të gjithë specialistët, gazetarët, shkencëtarët dhe punonjësit e bujqësisë, prisnin me admirim, të festonim 90-vjetorin e krijimit të revistës, e vetmja dhe unikale në shtypin bujqësor. Kjo revistë, me një moshë për ta pasur zili në shtypin periodik shqiptar, festoi 80-vjetorin madhërishëm, nën kujdesin e ministrit të Bujqësisë, Agron Duka, dhe pritej për një ceremoni më madhështore, në 90-vjetorin e saj, por nuk ishte e thënë, se erdhi në krye të Ministrisë së Bujqësisë, ministri Ruli, që si gjithë sektorit të bujqësisë, edhe revistës e Buletinit të “Shkencave Bujqësore”, i vuri rulin. Në qeverisjen e Partisë Demokratike, pas vitit 2005, sektori i bujqësisë ka kaluar nëpërmjet baticave e zbaticave, që e kanë tronditur në themel dhe e kanë zhveshur nga misioni që përfaqëson. Me ardhjen në pushtet të Partisë Demokratike në 2005-n, bëri reformën shkatërruese të të gjithë sistemit të bujqësisë. Ministri Gjana iu bëri gjëmën gjithë institucioneve kërkimore shkencore, duke i shkrirë ato, e duke i konvertuar me disa Qendra të Transferimit të Teknologjisë, që janë organizma paralele, me Drejtoritë Rajonale të Bujqësisë në rrethet. Këto shkatërrime ishin në strategjinë shkatërrimtare e vrastare të mendimit shkencor dhe institucioneve përkatëse të qeverisë “Berisha”, që u limitua deri tel Akademia e Shkencave. Kështu u veprua me të gjithë Institucionet Kërkimore Shkencore të Bujqësisë, duke bërë spastrime për motive politike, duke e vendosur Ministrinë dhe Institucionet në vartësi, në katër këmbë të “shëndosha”: në militantizmin, nepotizmin, klientelizmin dhe krahinalizmin. Me fshesën e Partisë Demokratike, u hoqën specialistë të aftë me grada e tituj shkencorë, me bindje të majta. Sedimenti intelektual, i punonjësve të administratës së institucioneve, në këtë qeverisje, është më i ulëti i të gjitha qeverive, në këto 20 vjet demokraci. Më 1 Tetor, prisnim të festonim 90-vjetorin e revistës “ Bujqësia Shqiptare” dhe mesa duket do festojmë përvjetorin e ministrit Ruli. Kur mëson motivin qesharak, për ndërprerjen e revistës, nuk do t’i besosh vetes. Ajo është ndërprerë me motivin, se fermeri e siguron informacionin bujqësor nëpërmjet internetit. Ky privilegj, nga deklarimi i Kryeministrit Berisha, se Shqipëria noton në shekullin e internetit. Ç’marrëzi. Të vjen “keq” për Francën, Italinë, Gjermaninë, e shumë vende të tjera të “prapambetura” që botojnë me dhjetëra revista dhe po varfërohen nga shpenzimet, në fushën e botimeve. Shqipëria, si vendi me përparime që po çudit botën, i krijon mundësinë dhe e lejon ministrin Ruli, që ta paguajë stafin parazit të informacionit e shtypit, si dhe gjithë stafin e ministrisë, pa punuar, se nuk është harxhuar. Veprimi i ministrit Ruli, është i drejtë dhe i motivuar, se kur s’ke bujqësi, s’ke çfarë të propagandosh e të botosh. Ai, nuk e kupton, se nuk mund të ketë Shqipëri të pasur, me fshat të varfër. Edhe përparimet, edhe prapambetjet, edhe përmbysjet, kanë autorët e tyre legjitimë, që do mbeten në analet e historisë shqiptare. Ne ish-punonjësit e shtypit bujqësor, që për dyzetë vjet punuam me përkushtim dhe profesionalizëm, prisnim që në këtë vit jubilar të 90-vjetorit të revistës “Bujqësia Shqiptare”, 50-vjetorit të buletinit të “Shkencave Bujqësore” dhe 40- vjetorit të krijimit të Shtëpisë së Propagandës Bujqësore, të takoheshim në festë dhe jo në morgun e dy viktimave të demokracisë Ruliane. Shoqata e Gazetarëve të Bujqësisë ka rënë në gjumë letargjik, sepse në 90-vjetorin e revistës, duhet të ishte në protestë, para Ministrisë së Bujqësisë, për këtë aventurë të ministrit Ruli. Po kështu, nuk e kuptoj indiferencën dhe heshtjen e drejtorisë së shkencës, që e mbulon këtë sektor, si dhe dy zëvendësministrave që janë specialistë të bujqësisë dhe tregojnë servilizëm politikë, para një veprimi mortor. Të flirtosh me të keqen, do të thotë që të jesh pjellë e saj. Heshtja para së vërtetës, është si heshtja para arkivoleve, që përcillen në banesën e fundi

Gazeta “Shqip”

Top Channel