Ndryshon ligji për profesionet e rregulluara

06/11/2011 20:37

Qeveria ka ndryshuar ligjin për profesionet e rregulluara, ku të gjithë stazhierët duhet të punojnë një deri në tre vite pa pagesë, pas përfundimit të shkollës.

Sipas këtij vendimi të fundit të gjithë mjekët, inxhinierët, arikitektët, avokatët, inxhinieëit, infermierët dhe fundit edhe  mësuesit pasi përfundojnë shkollën duhet të kryejnë stazhin pa pagesë, për një deri në tre vite.

Në ligjin e mëparshëm ata paguheshin deri në 50 % të pagës, ndërsa tani atyre do t’u paguhen vetëm sigurimet shoqërore

“Sipas qeverisë, biznesi nuk është i intersuar të punësojë stazhierë të sapodiplomuar përkundrejt këtij kontributi duke filluar në 50 përqind të pagës. E thënë më thjeshtë, një mësuese mbaron sot shkollën, qeveria e çon ku të dojë ajo pa pagesë dhe në fund të muajii në vend që të verë rrogën në tryezë, ajo ka siguruar një muaj pension, pra do ushqehet me atë muaj pension pas 20 vjetësh”, tha deputetja e PS, Ledi Shamku.

Deputetja Ledi Shamku sqaron se ky ligj do të sjellë fiktivitet të madh në treg.
 
“Mbaron shkollën qeveria të thotë, tani nuk do paguhesh, ti bridh vërdallë bëj atë pseudo-praktikën, që do jetë e gjitha një fikitvitet i madh. Sepse për sa kohë stazhierët nuk paguhen dhe punëdhënësit nuk paguajnë, atëherë askush nuk kërkon llogari. Kështu praktika do futet në një rreth fiktiv lëshimesh dëshmish praktike, pa asnjë të vërtetë prapa, dhe këta do të hyjnë në tregun e punës pa e kryer kurrë këtë praktikë”, shtoi deputetja Shamku.      

Ky vendim ka ardhur me pretendimin se bizneset private nuk janë të interesuara të punësojnë stazhierë me një pagesë mujore që shkon deri në 50 % të pagës.

Top Channel