Përleshje në Rripin e Gazës, 2 viktima

03/11/2011 17:45

Forcat izraelite të sigurisë qëlluan dhe vranë të paktën dy persona, në një përplasje të ndodhur në kufirin pranë Rripit të Gazës, raportuan gjatë të enjtes burime vendase mjekësore.

Sipas palestinezëve, trupat izraelite kishin kaluar kufirin, duke hyrë në pjesën veriore të Gazës, ndërsa dy viktimat ishin fermerë që po punonin tokën në momentin kur u vunë në shënjestër.

Tel Avivi zyrtar përgënjeshtron këtë version dhe pretendon vetëm se iu përgjigj zjarrit nën të cilën ra një patrullë. Incidenti përbën ngjarjen më të rëndë në zonë prej muajsh qetësie relative në kufi.

Top Channel