Kriza, protesta të dhunshme në SHBA

03/11/2011 19:50

Dhjetra protestues nga lëvizja “pushtoni Wall Street” u përplasën me policinë në Kaliforni të Shteteve të Bashkuara.

Protestuesit hodhën gurë dhe sende të tjera të forta kundër policisë, ndërsa kjo e fundit iu kundërpërgjigj me gazlotsjellës. Mbi 30 persona u arrestuan  e dhjetra të tjerë janë paraqitur në qendrat shëndetësore nga lëndimet e marra.

Protesta nisi si paqësore gjatë gjithë ditës së mërkurë, por në orët e vona, një grup manifestuesish ngritën barrikada nëpër rrugët e Oklandit në Kaliforni dhe i vunë zjarrin atyre.

“Pushtoni Wall Street” ka si zanafillë manifestimet e para të mbajtura në Nju Jork si formë proteste kundër krizës financiare që po kalon SHBA, për të cilën, sipas protestuesve, përgjegjësi kryesorë është Wall Street.

Top Channel