Al Asad, pranon planin e Ligës Arabe

03/11/2011 01:00

Presidenti i Sirisë, Bashar Al Asad pranoi planin udhërrëfyes të Ligës Arabe, për t’i dhënë fund dhunës në vend.

I përbërë nga katër pika, plani parashikon ndër të tjera edhe hapjen e vendit për vëzhguesit e Ligës Arabe dhe Mediave Ndërkombëtare.
 
 Deklarata u bë pasi zyrtarët e Ligës Arabe u takuan në Kajro për të negociuar gjetjen e një zgjidhjeje për situatën e trazuar në Siri.
 
Marrëveshja e arritur parashikon fundin e menjëhershëm të dhunës dhe zmbrapsjen e tankeve nga rrugët, për t’i dhënë garanci njerëzve, përpara se të nisë dialogu kombëtar.

Prej 15 Marsit deri më sot, të pakten 3000 persona janë vrarë gjatë përleshjeve mes protestuesve dhe forcave të sigurisë.

Siri, 23 të vdekur në përleshje


15 ushtarë dhe antarë të forcave të sigurisë janë vrarë, pas një sulmi të organizuar nga disa trupa dezertorësh, të cilët humbën nga ana e tyre tetë persona në një përleshje të ndodhur pranë qytetit të Hamës.

Lajmin e bëri të ditur një grupim aktivistësh, gjatë të mërkurës. Ngjarja e përgjakshme ndodhi ndërsa Liga Arabe dhe trupat siriane arritën një marrëveshje, e cila duhet t’i jepte fund revoltave në vend.

Protestat kundër regjimit të presidentit Bashar al-Assad janë përshkallëzuar muaj pas muaji që prej marsit, duke lënë të vdekur më shumë se tre mijë persona deri më sot.

 

Top Channel