Publikoi karikaturë të Profetit, bombë redaksisë

02/11/2011 15:30

Redaksia e një reviste satirike në Paris u shkatërrua në orët e para të së mërkurës, pasi një bombë artizanale shpërtheu, fatmirësisht pa shkaktuar viktima.

Ndonëse askush nuk ka marrë përsipër përgjegjësinë e sulmit, policia po heton vetëm mbi pistën e një sulmi të ekstremistëve islamikë, të motivuar në këtë akt urrejte nga një karikaturë e publikuar e Profetit Muhamed.

Kryeministri i Francës, Francois Fillon, e cilësoi këtë ngjarje si një “sulm të pajustifikueshëm” ndaj lirisë së shtypit. Kryeredaktori i revistës, Stephane Charbonnier, theksoi se islami nuk mund të përjashtohet nga liria e shtypit.

”Në Francë jemi të lirë të bëjmë humor mbi gjithçka, përfshi politikanët më të lartë apo krishtërimin. Liria e shtypit nuk ka përse t’i ushtrohet standarteve të dyfishta kur flitet për islamizmin”, theksoi Kryeredaktori.

Ai shtoi se nuk synonte të godiste muslimanët francezë, por “ekstremistët idiotë”.

Top Channel