Këshilli Mbikëqyrës i BSH, miratohen dy kandidatura

02/11/2011 00:00

Komisioni Parlamentar i Ekonomisë pranoi edhe dy kandidaturat të tjera
të propozuara nga kuvendi për anëtarë të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës
së Shqipërisë.

Dhori Kule, rektori aktual i Universitetit të Tiranës ishte kandidatura e propozuar nga grupi parlamentar i Partisë Demokratike, ndërsa pas tij u votua edhe Ela Golemi e propozuar nga Lëvizja Socialiste për Integrim.

Me dy miratimet e radhës, ka mbetur edhe një tjetër vend për t’u plotësuar në Këshillin Mbikëqyrës të Bankës qëndrore, që propozohet nga opozita. Partia Socialiste ka njoftuar se kandidatura e saj do të jetë ajo e deputetes aktuale ermelinda meksi, ish-ministre e Ekonomisë dhe Integrimit.   

Ermelinda Meksi eshte nje nder
figurat e Partise Socialiste, me nje karriere te pasur ne kete parti dhe
ne qeverisje, duke mbajtur edhe poste ministrore si ministre e
Integrimit ne qeverine ‘Nano’.

Nese zgjidhet nga Kuvendi,
zonja Meksi do te lere mandatin e deputetes, nderkohe qe ne vend te saj,
ne Kuvend do te ulet djali i ish-deputetit socialist, Fatmir Xhindi, i
vrare ne vitin 2009.

Sipas nenit 44, pika 2, “të gjithë
anëtarët e Këshillit Mbikëqyrës zgjidhen dhe emërohen nga Kuvendi,
mbështetur në propozimet e bëra si më poshtë: a) Pesë anëtarë propozohen
nga Kuvendi; b) tre anëtarë propozohen nga Këshilli i Ministrave; c)
një anëtar propozohet nga Këshilli Mbikëqyrës. Presidenti i Republikës
emëron guvernatorin e Bankës së Shqipërisë, mbështetur në propozimin e
Kryetarit të Këshillit të Ministrave. Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së
Shqipërisë zgjedh dhe emëron zëvendësguvernatorët, mbështetur në
propozimin e bërë nga guvernatori”. Qeveria ka propozuar Ardian
Fullanin, Elizabeta Gjonin dhe Petraq Milon si anëtarë të këtij
këshilli. Fullani është drejt marrjes për herë të dytë të postit të
guvernatorit, i cili ka një mandat 7-vjeçar. Kuvendi pritet të votojë 6
kandidatë për në këshill. Ndërsa tre anëtarët e tjerë Halit Xhafa,
Ardian Civici dhe Arjan Kadareja do të vazhdojnë në këshill, pasi nuk i
ka mbaruar mandati.
 

Top Channel