Tajlandë, 400 të vdekur nga përmbytjet

01/11/2011 09:45

Rritet zemërimi mes të prekurve nga përmbytjet që kanë përfshirë Tajlandën, duke shkaktërruar një pjesë të vendit dhe duke vrarë rreth 400 persona.

Sipas agjencive të lajmeve, rajoni i Bangkokut deri tani i ka rezistuar vërshimit të ujërave falë masave të marra nga autoritetet.

Por tani këto të fundit janë në frikë për zonën industriale të kryeqytetit, ku jetojnë 12 milionë persona dhe që prodhon 41 për qind të GDP-së.

Përmbytjet që kanë përfshirë Tajlandën kanë prekur rreth 2 milionë banorë të cilët kanë mbetur të pastrehë.

Përvec kësaj, ato kanë shkaktuar një sërë problemesh, që nga rreziku për përhapjen e epidemive e deri tek pezullimi i fluturimeve për në Bangkok.

Pak ditë më parë kryeministrja Yingluck Shinawatra deklaroi se vendi tashmë ndodhet i varur nga mëshira e natyrës.

Dhe sikur këto të mos mjaftonin, banorëve të provincës së Ajutahës, në veri të Bangkokut, u duhet të përballen edhe me krokodilët, të cilët kanë vërshuar në qytet për shkak të vërshimit të ujërave.

Top Channel