“Pranvera Arabe” në Top Show

01/11/2011 23:40

Revolucionet në vendet e lindjes së mesme, ka qenë tema e të ftuarve, të gazetarit dhe moderatorit, Alban Dudushi në emisionin “Top Show”,  në ekranin e Top Channel, mbrëmjen e së martës.

Rënia e regjimit të Gadafit në Libi apo edhe revoltat popullore në vendet e tjera si Egjipti, Tunizia apo Siria, kanë zënë vend në diskutimet e të ftuarve në emisonin e mbrëmjes.     

E ardhmja, zhvillimi ekonomik apo problemet sociale, që pritet të përballen këto shtete, pas rotacionit të regjimeve përkatëse, ishin gjithashtu thelbi i diskutimit të opinionistëve dhe analistëve të këtyre fushave.  

Top Channel