OKB shqetësim mbi rezervat e armëve në Libi

01/11/2011 04:25

Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara ka shprehur shqetësimin e thellë, mbi fatin e stoqeve të armëve masive ndërtuar në Libi nën regjimin e Kolonel Muamar Gadafit.

Këshilli i bëri thirrje Libisë dhe fqinjëve të saj për të ndalur përhapjen e armëve të plaçkitura.

Shqetësimi më i madh ka të bëjë me atë, se këto armë mund të bien në duart e Al-Kaedës dhe grupeve të tjera militante.

Shumë armë janë shkatërruar në operacionet e NATO-s, të cilat përfunduan mesnatën e së hënës.

Megjithatë, zyrtarët thanë se nuk ishte e qartë se sa armë janë ende në qarkullim.

Rezoluta e hartuar nga Rusia dhe miratuar njëzëri, thotë se një rezervë e madhe për raketa ajrore, e cila ishte akumuluar nga Kolonel Gadafi, ende mund të përbëjë një kërcënim për avionët e pasagjerëve.

Ajo gjithashtu i bëri thirrje qeverisë së re libiane, për të shkatërruar armët kimike në bashkëpunim me autoritetet ndërkombëtare.

NATO përfundoi misonin e saj në Libi mbrëmjen e 31 tetorit, pas shtatë muajsh sulmesh ajrore. Misioni u mbyll zyrtarisht një minutë para mesnatës me orën libiane. 

Top Channel